TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2023, 16:04

Rama denigron Begajn/ Publikon foto ku Presidenti i “përkulet”, më pas e ndryshon

Shkruar nga Pamfleti

 

Rama denigron Begajn/ Publikon foto ku Presidenti i “përkulet”,
Fotoja e parë e postuar nga Rama

 

Nuk kanë fund talljet e Ramës me presidentin Bajram Begaj. Sot ai ishte në Presidencë për të diskutuar mbi kreun e ri të SHISH dhe publikoi foto nga takimi, ku kreu i SHISH shfaqet i përkulur.

Pas këtij momenti, për ti paraprirë  komenteve negative, stafi i kreut të qeverise e ndryshoi me urgjencë foton, duke vendosur një tjetër ku Rama e Begaj ishin duke biseduar.

Edhe një herë Rama si duket tentoi të tregonte se presidenti i përkulet atij. Po ashtu Begaj tregoi edhe një herë se po kthehet në lolo në krye të Presidencës.

Rama denigron Begajn/ Publikon foto ku Presidenti i “përkulet”,
Fotoja e ndryshuar

rama begaj

Lini një Përgjigje