Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbërritur mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie. Ajo mban të veshur një bluzë ku shkruhet “Here I Am”.
Partia e Lirisë do të mbledhë sot pasdite Komitetin Drejtues Kombëtar pas përplasjeve në parti dhe revolucionit që ka nisur Ilir Meta për të larguar tradhtarët.
Krahas shpërthimeve me akuza ndaj SPAK dhe sistemit të drejtësisë kreu i PL-së ka folur edhe për revolucion kundër "xhimkave" në parti dhe atyre që sipas tij e kanë "tradhtuar".
"Kurbani" i parë i kësaj fushate spastrimi të Metës brenda partisë ka qenë nënëkryetari i partisë Endrit Braimllari i cili dha dorëheqjen me argumentin se gjendet në kushtet e pamundësisë për të kryer detyrën për shkak të faktorëve të brendshëm.
Lini një Përgjigje