Politike25 Qershor 2024, 16:14

Kryesia e PD me rezolutë para protestës së 12 korrikut: Të jemi të bashkuar përballë qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Kryesia e PD me rezolutë para protestës së 12 korrikut: Të

Kryesia e PD ka dalë me një rezolutë, e cila synon bashkimin në një front të vetëm. Rezoluta do të miratohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, teksa opozita bëhet gati për protestën e 12 korrikut.

Në dokument thuhet se aksioni politik i PD duhet të synojë jo vetëm bashkimin e demokratëve në një front të vetëm përballje me narkoshtetin, por bashkimin e të gjithë opozitarëve që Qeverinë e Edi Ramës e konsiderojnë si rrezik kombëtar.

Në funksion të kësaj, në rezolutën e miratuar nga Kryesia e PD-së, i kërkohet degëve të kësaj partie, që të përgatisin terrenin për të bashkuar të gjithë demokratët dhe opozitarët, duke lënë mënjanë çdo ndasi, mosdakordësim apo dallim.

Shqipëria është duke kaluar një situatë shumë të rëndë ekonomike, shoqërore dhe politike, më të vështirën që pas përmbysjes së regjimit totalitar në dhjetor të vitit 1990. Narkoshteti tashmë i instaluar në Shqipëiri, ka asfiksuar thuajse çdo hapësirë të demokracisë politike dhe shoqërore, të lirisë së pronës dhe sipërmarrjes. Shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin; Krimi i organizuar sot kontrollon efektivisht qeverinë dhe politikbërjen, ekzekutivin dhe legjislativin, nëpërmjet fenomenit të kapjes së shtetit. Narkoeurot, paratë e krimit të organizuar pastrohen haptazi nën kujdesin e qeverisë, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. Në këmbim, më pas me to blihen vota për të mbajtur narkoshtetin në pushtet. Ky rreth vicioz ka pamundësuar rotacionin normal politik, në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, theksohet aty.

Dokumenta bashkëngjitur