
Ndërsa protestat kundër projektit në Zvërnec po hyjnë në ditët e tyre më intensive dhe po marrin një dimension gjithnjë e më të gjerë politik, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përgjigjet me tone të ashpra ndaj kritikëve dhe kundërshtarëve të tij.
Nga një takim në Elbasan, kreu i qeverisë sulmoi analistin dhe ish-ambasadorin Mustafa Nano, duke përdorur një gjuhë të pazakontë për një kryeministër në detyrë. Në vend që të ndalej te argumentet mbi debatin për Zvërnecin, Rama iu përgjigj kritikave me akuza personale, ironi dhe sulme ndaj figurave që kanë dalë publikisht kundër projektit.
Deklaratat e tij vijnë në një moment delikat politik, kur protesta që nisi për mbrojtjen e Zvërnecit është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare, me thirrje kundër qeverisë, por edhe kundër figurave të vjetra të politikës shqiptare.
Gjatë fjalës së tij, Rama riktheu në vëmendje periudhën kur Mustafa Nano u emërua ambasador në Zvicër, duke pretenduar se ishte vetë Nano ai që kishte kërkuar postin diplomatik. Më pas, kryeministri e sulmoi edhe për kritikat që ai ka bërë lidhur me ndikimin e oligarkëve në vendimmarrjen politike.
Kulmi i deklaratës ishte momenti kur Rama iu drejtua Nanos me fjalët: "Po ti mo Muç, spiun i Sigurimit je, ku e di ti kush hyn në zyrën time?".
“Na tregojnë ne tradhtarët disa analistë e gazetarë që paguhen me lekë nën dorë, nuk deklarojnë pagat e tyre. Shkojnë atje te Green Cost bëjnë pushime në mes të betonit dhe ju qajnë hallin Flamingove. Moral mua dhe PS të matet mirë kushdo që i bën. Ne nuk jemi të përsosur dhe pa gabime, por moral nga Mustafa Nano, i cili erdhi në zyrën time, u shtri atje në kolltuk dhe tha ‘nuk kam fuqi më të merrem me këtë vend, dua të shkoj ambasador’. ‘Po mirë’ i thashë ‘të shohim si mund të bëjmë për këtë.’ Kemi pasur shkrimtarë e poetë ambasador, Muçi i shkretë nuk është Faik Konica, por thashë... Muçi shkoi ambasador në Zvicër, nuk mbajti dot një zyrë ku ishte vetëm me veten e vet dhe një sekretare, nuk bëri dot një punë për vendin, e la në mes detyrën dhe kthehet mbrapsht dhe tregon se si duhet ta bëjmë ne detyrën dhe si duhet ta bëj unë detyrën. Tregon Muçi detyrën, tregon Muçi që oligarkët hyjnë mëngjes, drekë e darkë në zyrën time. Po ti mo Muç ça je, spiun i sigurimit je, ku e di ti kush hyn në zyrën time. Ku i ke parë ti, se ti ke qenë edhe demokrat denbabaden. Kur e bën Muçi këtë, llogarisni të tjerët”, tha mes të tjerash Rama.
po trego si e bere ambasador se e paske harruar pergjysem tregimin.
Mundohet te ule dike dhe nxjerr ne shesh nje tjeter skandal qe ka bere si Kryeminister. Po si mor plehre te ardhka dikush ne zyre, qe qenka lodhur me Shqiperine dhe te kerkoka ta besh ambasador diku dhe ti e ben direkt. Po si mor ndyresire caktoke ambasador dike qe nuk ploteson asnje kriter diplomacie dhe ti e con tw perfaqesoje vendin diku. Ti je nje plehre qe duhesh zhdukur sa me shpejt
Pra Rama diskretiton veten e tij. Si e organizon dhe krijon administraten publike duke i nxjerre postet nga xhepi si ato qindarjat qe u falen rrugeve ca lypsave. Cfare pret, administrata eshte shembelltyre e fytyres dhe vepri eve te tij, qe nga korrupsioni, arroganca etj. Te pakten Nano korregjoi veten, tha nuk e bej dot dhe u kthye nga ambasadorlleku ne zvicer. Po ka te tjere qe lene kokrren e namit dhe nuk e lene zyren e ambasadorit, drejtorit apo kurvarit.