TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 13:51

Ku je Bajram Begu? Presidenti i Republikës duhet të niset tani për Kosovë!

Shkruar nga Pamfleti
Ku je Bajram Begu? Presidenti i Republikës duhet të niset tani
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Presidenti i Shqipërisë duhet të vërë pikat mbi “i” për Republikën...

Edi Rama, me anulimin e mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ka krijuar një ndarje që rrezikon të dëmtojë një marrëdhënie kombëtare.

Edi Rama e bën këtë gjë për interesa politike të tij, e me kalimin e ditëve gjithçka do të bëhet më e qartë, por ky interes politik nuk përputhet me domosdoshmërinë e një qëndrimi kombëtar të unifikuar.

E nëse Rama, e bën këtë, për çdo interes të mundshëm, i takon Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që të hyjë në lojë. Madje pa vonesë, që tani!

Le të mos kritikojë Ramën, se atë nuk e bën dot, po thjesht të shkojë në Kosovë, të takojë Kryeministrin e Presidentin dhe t’i thotë që Shqipëria është afër Kosovës. Madje do të ishte mirë që të merrte me vete edhe Kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Nëse nuk e dëgjon le të marrë kreun e shërbimit sekret që e ka dekretuar, por edhe shefin e shtabit të ushtrisë që gjithashtu e ka indikuar dhe dekretuar.

T'i tregojë Kosovës se Republika e Shqipërisë është pranë saj, e çdo problem politik nuk mund e nuk duhet të bëhet shtetëror.

Sepse gjithë kjo që ka gatuar Edi Rama, mund të ndodhë që të çajë edhe më shumë relacionet Tiranë-Prishtinë.

Sot e gjithë Vetëvendosja e konsideron Edi Ramën një vëlla të Vuçiçit, njerëz mediatikë me influencë si Nexhmedin Spahiu, po thonë e shkruajnë se Edi Rama do t’ja japë veriun Serbisë.

Po Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë, e nëse Ramës i ledhatojnë akuzat, se e di që merr përkëdhelje nga kundërshtarët e Albin Kurtit, Presidenti i Shqipërisë duhet të vërë pikat mbi “i” për Republikën. E të thotë se nuk ka asnjë mundësi që dikush nga Shqipëria të prekë Kosovën, në mënyrë zyrtare.

Natyrisht, duke i kërkuar edhe Edi Ramës që të ndalojë çdo relacion me Beogradin, pasi ambasadorët janë gjithashtu të dekretuar nga Presidenti. / Pamfleti

bajram begaj edi rama kosova albin kurti

Lini një Përgjigje