TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2025, 07:47

"Kundërshtari ju përmend 97-tën dhe vrasjet në 21 Janar!"/ Ilda Zhulali: Ç'të thotë Rama? I kanë ikur 1 mln shqiptarë!

Shkruar nga Pamfleti

"Kundërshtari ju përmend 97-tën dhe vrasjet në 21

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Ilda Zhulali, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit". E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi për faktin që Rama shfrytëzon mëkatet e qeverisë së shkuar të Berishës për të mbetur në pushtet, Zhulali tha se Rama nuk ka asnjë arritje, qeverisja e tij ka sjellë shpopullimin e vendit dhe për këtë arsye thërret në ndihmë të shkuarën. 

Kandidatja e PD foli për programin ekonomik, duke deklaruar se niveli i mjerimit është i tillë që njerëzve "u shkëlqejnë sytë kur premtohet minimumi jetik 200 euro". 

Ilda Zhulali: Berisha është i vetmi që mund të mblidhte këtë shumësi njerëzish. E dyta, çfarë premton Berisha si kryeministër? Premton një garanci jo vetëm si njeri që njeh shumë mirë qeverisjen. Në pikën ku ka arritur Shqpëria, nuk kemi luksin të eksperimetojmë me njerëz që nuk njohin qeverisjen.

Ylli Rakipi: Kundërshtari juaj Rama, ju përmend 97-tën, vrasjet e 21 janarit, shpërthimin në Gërdec.

Ilda Zhulali: Po çfarë të përmend ai? Që kanë ikur më shumë se një milionë shqiptarë? Të përmendë që shqiptarëve u shkëlqejnë sytë kur u thua se do të merrni 200 euro minimum jetik. Ky është niveli i mjerimit ku ka arritur dhe po flasim për Tiranën. Sot isha në Laprakë, ua komunikoja njerëzve, i pyesja çfarë mendoni. Më thoshin a është e vërtetë? U dukej shpëtim për të mbajtur veten me bukë. Nuk do tja dijë njeri për reklamat e vjetra që jep Edi Rama dhe nuk mban përgjegjësi për ato që ka bërë ai në 12 vite qeverisje. 
Ajo që sot Rama nuk ka çfarë t’ju thotë shqiptarëve, tu flasë të ardhmes së tyre. Flet me të shkuarën dhe depresion. Ky popull e ka bërë zgjedhjen e tyre. Nuk kanë ku të shkojnë më keq. Në 12 maj do të kesh rezultat spektakolar. Rama po përpiqet të bëjë gjithçka që të mos flitet për programin e PD. Unë e ndesh në rrugë. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës.

Lini një Përgjigje