
Kuvendi u mblodh sërish në seancë plenare këtë pasdite, ku ka miratuar krerët e disa prej komisioneve parlamentare. Edhe pse PD i caktoi drejtuesit e saj, opozita braktisi seancën dhe për pasojë u miratuan vetëm drejtuesit e komisioneve që do të drejtohen nga mazhoranca.
Komisionet që drejton PS
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - Do të drejtohet nga Milva Ekonomi
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - Do të drejtohet nga Ulsi Manja
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - Do të drejtohet nga Bledi Çuçi
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - Do të drejtohet Anila Denaj
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Do të drejtohet Blendi Klosi
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - Do të drejtohet nga Igli Hasani
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale - Do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj
Komisionet që drejton PD
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet - Luçiano Boçi
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Eduard Shalsi- Bardh Spahia
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik - Jorida Tabaku
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën - Ina Zhupa
Lini një Përgjigje