TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2025, 16:29

“Duhen figura të reja”, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD: Ata që humbën në 11 maj duhet të jepnin dorëheqje

Shkruar nga Pamfleti

“Duhen figura të reja”, anëtarja e Këshillit

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana ka komentuar nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe gjendjen brenda Partisë Demokratike.

Kuçana kritikoi mënyrën se si opozita ka funksionuar në katër vitet e fundit dhe bëri thirrje për një reformim të thellë të partisë.

Ajo ndër të tjera u shpreh nuk mund të vazhdojë të funksionojë me të njëjtin model që ka ndjekur në katër vitet e fundit, duke përmendur djegien e mandateve dhe dështimet në organizim dhe strategji.

Ne nuk mund të presim që elektorati gri të na ndjekë nëse vijojmë me djegien e karrigeve. Kërkohet një model ndryshe, një vizion i ri, figura të reja dhe një PD e ristrukturuar, e përgatitur për zgjedhjet e pjesshme dhe ato të vitit 2027,” tha anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD.

Ajo shtoi se opozita duhet të jetë aktive jo vetëm në sallën e Kuvendit, por edhe në terren, pranë qytetarëve, me protesta dhe ide të qarta politike.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Kuçana kritikoi figura të PD që, sipas saj, kanë humbur betejat elektorale, por vijojnë të mbajnë poste të rëndësishme brenda partisë, duke theksuar se largimet duhet të kishin ardhur pas humbjes si pjesë e moralit politik nga vetë personat që nuk arritën fitore në zgjedhje për partinë.

Zoti Bardhi ka humbur në dy qarqe dhe një deputet në listën e sigurt në Fier. Nuk them që të mos jetë deputet, por nuk mund të jetë kryetar i grupit parlamentar. Kjo bie ndesh me moralin politik të PD-së,” theksoi ajo, duke shtuar se partia duhet të shkëputet nga modeli i Lulzim Bashës, ku sipas saj humbësit shpërbleheshin me poste drejtuese.

Lini një Përgjigje