TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2025, 16:43

“Diella”, ministrja e krijuar me AI, Myslim Murrizi: Rama u tall me Veriun e Shqipërisë!  

Shkruar nga Pamfleti
“Diella”, ministrja e krijuar me AI, Myslim Murrizi: Rama u tall me
Myslim Murrizi

Murrizi u shpreh se ministrja e gjeneruar nga Artiligjenca Artificiale ‘Diella’, është tallja me 4 prefekturat e veriut, pasi sipas tij Rama nuk ka vendosur asnjë ministër nga veriu i Shqipërisë.

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka bërë një analizë për qeverinë e re, problemet në PD dhe kandidatin e PD-së për Bashkinë Tiranë.

Murrizi u shpreh se ministrja e gjeneruar nga Artiligjenca Artificiale ‘Diella’, është tallja me 4 prefekturat e veriut, pasi sipas tij Rama nuk ka vendosur asnjë ministër nga veriu i Shqipërisë.

“Është antikushtetuese që të dekretosh një abstrakte që nuk jeton, e dyta ne nuk heqim dorë nga mentaliteti komunist, po të ishte funksionale, Japonia, SHBA apo Singapori kishte bërë 10 Diella, por e bën Rama njësoj sikur rrit fiktivisht numrin e femrave në qeveri dhe Parlament.

Me këtë ka dashur të tallet me 4 prefekturat e veriut, nuk ka asnjë ministër nga veriu. Asnjë nga Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Dibra.

Është një lokal në Lezhë, Diella, siç duket duhet të ketë qenë Rama atje kur ka qenë në opozitë, se tani shkon tek Nusreti, edhe veshjen e ka marrë nga veriu”, tha Murrizi në ‘Frontline’.

Ndërsa sa i përket ndryshimeve të njëanshme në rregulloren e Kuvendit, Murrizi tha se Rama shkeli marrëveshjet 35-vjeçare mes mazhorancës dhe opozitës.

Unë shoh edhe gabimet drastike të PD që nga 2017, duke filluar me çadrën. Hymë në zgjedhje rrëmujthi, bëmë 22 ditë fushatë dhe me një marrëveshje që nuk u morë kurrë vesh. Një pjesë e asaj marrëveshje qëndron edhe sot. Avokatja e Popullit një ndër to.

Por sot Rama i prishi të gjitha marrëveshjet 35-vjeçare. Edhe rregullorja e Kuvendit miratohet me dakordësinë e dy palëshe, sot ai nuk i pyeti. Kryetari i KLSH, ka qenë një marrëveshje që e merrte opozita, u shkel edhe kjo. Të gjitha këto nuk janë në ndonjë rregullore, ka dashur politika dhe e ka bërë dhe kur e ka pasur mirë me veten, është mjaftuar me këtë kontratë demek mes palëve”.-u shpreh Murrizi.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje