TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2026, 07:37

Lapaj dhe Qafoku përplasen për protestën: Shqiptarët janë quajtur “dele”, por protestat po dëshmojnë të kundërtën

Shkruar nga Pamfleti
Lapaj dhe Qafoku përplasen për protestën: Shqiptarët
Adriatik Lapaj

Adriatik Lapaj dhe gazetari Roland Qafoku u përfshinë në një debat të fortë në studion e “Off the Record”, teksa diskutonin mbi protestën dhe ndikimin e saj në situatën politike në vend.

Lapaj e cilësoi protestën si një reagim të drejtë, ndonëse të vonuar, duke theksuar se ajo duhet të vazhdojë. Sipas tij, klasa aktuale politike është në një fazë konsumimi dhe protestat kanë sjellë ndryshime në mënyrën se si qytetarët e perceptojnë realitetin politik.

“Unë mendoj që është një reagim i duhur, pak i vonuar dhe mendoj që duhet të vazhdojë protesta. Klasa aktuale politike, dhe këtu nënkuptoj partinë pushtet, është në ezaurimin total, po kalon në tejngopje të gjithë gjësë. Jam i bindur që shumë gjëra kanë ndryshuar në konceptimin e popullatës këto ditë, shumë gjëra kanë dalë ashtu siç janë. Ka dalë ashtu siç është e vërteta dhe mendoj që secili nga ne e ka detyrë morale t'i mbështesë të gjithë ata të rinj që çohen. Unë jam vetë i ri, por e kam dëgjuar shpesh “të rinjtë në kafe”, “shqiptarët dele” etj. Kjo nuk është e vërtetë. Po dëshmohet e kundërta. Sigurisht që janë tradhëtuar disa herë në këto 35 vite dhe kjo i ka dëshpëruar”, tha Lapaj.

Në vijim, diskutimi u përqendrua te qëndrimi i qytetarëve ndaj protestave dhe motivet e pjesëmarrjes në to, duke sjellë një shkëmbim replikash mes Lapajt dhe Qafokut.

Gazetari Roland Qafoku ndërhyri duke iu drejtuar Lapajt: Edhe ti e ke pasur këtë, që populli ka frikë. E ke thënë këtë.

Lapaj: Unë kam thënë që ky popull kërcënohet përditë dhe është e vërtetë.

Qafoku: As pyeti fare populli, zoti Lapaj. Doli aty dhe s’do t’ia dijë fare.

Lapaj: Edhe këta nuk i mbështete. Si ka mundësi?

Qafoku: Unë i kam mbështetur se unë kam qenë në protestë.

Lapaj: Ke qenë këto ditë?

Qafoku: Po.

Lapaj: Je për rrëzimin e qeverisë?

Qafoku: Ore, ti po më pyet mua? Ti këtë ke problem. Je si në hetuesi.

Lapaj: Po për çfarë ke shkuar në shesh?

Qafoku: E di unë se për çfarë kam shkuar.

Lapaj: Po nuk i mbështet pastaj…

Qafoku: Ti po flet sikur je pronar i protestës.

Lapaj: Jo, jo, jo. Asnjëherë në botë. Nëse ka ndonjë njeri që nuk mendon që ata kanë dalë që të ikë Edi Rama...

Qafoku: Unë dal për çfarë të më dojë qejfi mua.

Lapaj: Mos ki frikë të thuash ‘të iki Edi Rama’.

Qafoku: Kam frikë unë? (Qesh) Kur kam hyrë unë në protestë për Edi Ramën, ti s’ke qenë fare në politikë.

Lini një Përgjigje