TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 11:11

‘Leksionet’ për të përballuar kundërshtarët, 6 deputetët e PD nuk i shkojnë në takim Berishës

Shkruar nga Pamfleti
‘Leksionet’ për të përballuar
Sali Berisha

Gjashtë deputetë nuk iu bashkuan takimit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në ‘leksionet’ e Sali Berishës dhe besnikëve të tij.

Janë 13 deputetë demokratë që hynë për herë të parë në parlament nga radhët e PD-së: Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka dhe Besart Xhaferi, disa prej të cilëve nuk marrin pjesë në takim.

Ata që mungojnë janë Arjan Ndoja, i cili i ka shfaqur shenjat e para të ‘rebelimit’ gjatë seancës së kaluar teksa tha se s’do ta shohin duke i rënë tavolinave, duke iu referuar aksioneve kaotike të kolegëve të saj deputetë.  Prezentë nuk janë gjithashtu Manjola Luku,  Kliti Hoti, Denisa Vata, Ivi Kaso me argumentin se ka një angazhim për PD-në, si edhe Besart Xhaferri me arsyetimin është ka shkuar në SHBA. Edhe Xhaferi ka sinjalizuar qëndrime kundër Berishës pasi tha se duhet të largohet nëse nuk fakton akuzat se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së iu dha disa “leksione” të rinjve të tij, teksa u shpreh se roli i deputetit është “universiteti më i shkëlqyer politik”.

Berisha u ankua se deputetët, pavarësisht rolit të rëndësishëm që kanë, kanë mbetur “me duar në xhepa” pasi nuk kanë staf në parlament. Sipas tij, nuk duhet të ishin rrogat për deputetët por të bëhej më shumë në këtë drejtim që ai thotë se mbetet një problem.

 

deputetët e pd nuk i shkojnë në takim

Lini një Përgjigje