Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, rreth 6 muaj pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nënkryetarët e dorëhequr janë Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Seferi dhe Jonida Halili.
Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Aktualisht drejtuese e komanduar e Bashkisë Tiranë është Anuela Ristani, e cila u caktua nga kryeministri Edi Rama, në krye të institucionit vendor pas prangosjes së Veliajt më 10 Shkurt.
Në ambientet e Bashkisë Tiranë po zhvillohet një mbledhje nën drejtimin e drejtueses politike të Partisë Socialiste në Tiranë, Ogerta Manastirliu. Gjatë takimit po bëhet prezantimi zyrtar i nënkryetarëve të rinj të Bashkisë.
Kujtojmë se gjatë një mbledhjeje të mbajtur 10 ditë më parë u ngrit një grup pune për zgjedhjen e nënkryetarëve të rinj. Ky grup ishte i përbërë dhe drejtuar nga Ogerta Manastirliu, së bashku me Blendi Gonxhën dhe Petrit Malajn.
Këto ndryshime në strukturën drejtuese të Bashkisë Tiranë, janë të parat që nga arrestimi në muajin shkurt të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Lini një Përgjigje