TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Korrik 2025, 09:59

"Turpi hahet me gjumë, stil i ri jete!" Erion Braçe ankohet për Selitën: Institucionet bashkëjetojnë me plehrat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

"Turpi hahet me gjumë, stil i ri jete!" Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për gjendjen e plehrave në Selitë.

Ndotja masive me plehra në këtë zonë, pikërisht në qendër, ku ndodhen edhe institucionet, në Njësinë 5, e ka indinjuar së tepërmi, teksa me një postim-video në rrjetin Instagram, duke komentuar situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje.

Deputeti socialist përshkruan jo vetëm situatën, por vë në dukje edhe heshtjen e Bashkisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, duke nënvizuar se “ka bashkëjetesë me gjumin, një stil i ri jete”.

Pamjet janë marrë para qendrës shëndetësore në Selitë. Sipas Braçes, ‘turpi hahet me bukë’ dhe duket se është vendosur një ekuilibër i ri.

“Tirana, 5-a.

Selitë, mu në qendër, aty ku janë institucionet. Bashkëjetesë me plehrat, ekuilibri i ri.

Çfarë ndodh kështu, do pyesni ju, kaq muaj flet deputeti, dhe Bashkia e as Ministria e Shëndetësisë nuk reagojnë. 

Gjumëëëëë, gjumëëëëë! Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!!”, shkruan Braçe.

 
 
"Turpi hahet me gjumë, stil i ri jete!" Erion Braçe
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Lini një Përgjigje