Politike 1 Mars 2024, 18:53

Ligji për Zonat e Mbrojtura/ Deputetja Zhupa: Masakër mjedisore, do të betonizojë çdo cep

Shkruar nga Pamfleti

Ligji për Zonat e Mbrojtura/ Deputetja Zhupa: Masakër mjedisore, do

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i ka bërë thirrje Presidentit Begaj që të kthejë në Kuvend, ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Sipas saj nuk ka asnjë arsye ligjore apo të interesit publik që të lejojë shkatërrimin e këtyre zonave.

"Është në dinjitetin e institucionit të Presidentit që të jetë palë me Kushtetutën dhe jo me pushtetin, që nuk argumenton dot një arsye ligjore apo të interesit publik pse duhen shkatërruar zonat e mbrojtura. Që në ditët e para kur sapo u depozitua nisma e 12 deputetëve “Për Zonat e Mbrojtura”, kemi denoncuar që do ishte një masakër mjedisore, në dëm të interesit publik dhe shkatërruese për këto zona.

Me miratimin e draftit final, është e qartë se çdo cep, çdo sipërfaqe e zonave të mbrojturave mund të shndërrohet në beton, në resort, në kasino, në biznese për oligarkët, mjafton të jesh klient i pushtetit dhe të jap miratimin Rama”, tha Zhupa.

Sipas deputetes ligji është kundërshtuar ashpër edhe nga ekspertët mjedisorë dhe ambjentalistët.

Ajo akuzoi se ky është një ligj që do të zhduki zonat e mbrojtura duke i lënë si koncept vetëm në letër.

“Ky është një ligj që zhduk zonat e mbrojtura dhe i lë ato si koncept vetëm në letër, është një ligj që përfitojnë vetëm oligarkët dhe shkatërrohet trashëgimia natyrore, flora, fauna, ekosistemi i vendeve më të begata dhe më të bukura të Shqipërisë.

Beteja jonë kundra këtij ligji shkatërrimtar do vazhdoj edhe nëse presidenti nuk kryen detyrën e tij, në Gjykatën Kushtetuese. Por është në dinjitetin e institucionit të Presidentit që të jetë palë me Kushtetutën dhe jo me pushtetin që nuk argumenton dot një arsye ligjore apo të interesit publik pse duhen shkatërruar zonat e mbrojtura.

Është në nderin e Presidentit që mos kthej ligje vetëm kur prekin pozicionin e tij, si ligji i dekoratave dhe të heshtë kur preken studentët, kur preket shkenca dhe akademia, kur preket e drejta për të hetuar keq-qeverisjen, kur preket territori i Shqipërisë. Heshtja është bashkë fajësi. Ju duhet të shpreheni duke e kthyer këtë ligj sepse është e ardhmja e Shqipërisë që cënohet”, tha deputetja Zhupa.

zonat e mbrojtura ina zhup