Politike 1 Mars 2024, 13:52

Ligji për taksimin e profesioneve të lira; tre mënyrat si qeveria Rama do të godasë shtresën e mesme

Shkruar nga Pamfleti

Ligji për taksimin e profesioneve të lira; tre mënyrat si qeveria

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka renditur tre arsye se përse taksimi i profesioneve të lira shtë një tjetër goditje antikushtetuese ndaj shtresës së mesme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se taksimi i profesioneve të lira cënon barazinë para ligjit, cënon sigurinë juridike dhe është taksë e padrejtë, sepse bie mbi shtresën e mesme, që përbën pjesën më të rëndësishme të ekonomisë së vendit.

"Sistemi i pandershmërisë fiskale duhet goditur pasi ka çimentuar oligarkinë në kurriz të meritokracisë!

3 arsye përse e dërguam në GJK!

Pyetje pa fund dhe interes shumë I lartë për padinë në Gjykatën Kushtetuese mbi taksën antikushtetuese mbi profesionet e lira. Kush janë tre pikat që gjykoj se shkelin Kushtetutën. E para, cënon barazinë përpara ligjit sepse paguhet 15%-23% për këto profesione ndërkohë që për të njëjtat të ardhura paguhet 8% për dividentin, 13% për pagën e kështu me radhë. Cënon sigurinë juridike, sepse këto biznese kanë bërë parashikimet e tyre dhe planet e tyre të biznesit mbi supozimie që kjo taksë do të ishte ndryshe dhe sot është një barrë shtesë. Dhe e treta, është një taksë e padrejtë që rëndon mbi shtresën e mesme që është shtylla e ekonomisë. Sot, ka pafund kontabilistë, profesionistë, juristë, mjek, farmacist të cilët nga kjo taksë. Por është një shtresë që kam harruar ta përmend ajo e teknologjisë së informacionit, programuesit.

Të rinj që përplasen në dyert e shtetit dhe nuk gjejnë një punë por kanë krijuar zanatin e tyre, biznesin e tyre dhe profesion. 30 mln euro nuk është shumë lek për buxhetin e shtetit që abuzon pafund. Ndërkohë që 30 mln euro shtesë taksë mbi këtë shtresë të mesme është jashtëzakonisht shumë. Shtresa e mesme është shtylla, është palca e ekonomisë shqiptare, shtresa që bën mendimin dhe rrit GDP-në dhe duhet patjetër ta ndihmojnë dhe ta mbështesim atë", shkruan Tabaku.

ligj taksim profesione te lira qeveria rama