Politike 7 Shtator 2023, 21:16

Lirimi i Kastriot Ismailajt dhe kambanat që bien për Metën, fijet që lidhin kreun e PL me aferën CEZ-DIA

Shkruar nga Pamfleti
Lirimi i Kastriot Ismailajt dhe kambanat që bien për Metën, fijet
Meta dhe Ismailaj

Sipas dëshmisë të dhënë nga ish drejtori i CEZ Shpërndarje, Jozef Hejsek, mësohet se kontrata për mbledhjen e 430 mln Euro të borxheve të CEZ, iu dha Kastriot Ismailajt për arsyen se ai u ofrua si njeri i afërt i Metës...

Ish-kreu i DIA, Kastriot Ismailaj ka lënë sot qelinë, duke kryer dënimin për një nga afërta më të mëdha në vend. U vodhën afro 400 mln euro dhe u dënua vetë Ismailaj, ndërsa shefat e tij ja hodhën paq. Ismailaj vendoi të heshtë, ndërkohë që trime u tregua gruaje tij, e cila u shpreh se në fakt pas gjithë aferës fshihej Ilir Meta.

Por çfarë e lidh konkretisht Metën me Ismailajn dhe aferën CEZ-DIA?

Sipas dëshmisë të dhënë nga ish drejtori i CEZ Shpërndarje, Jozef Hejsek, mësohet se kontrata për mbledhjen e 430 mln Euro të borxheve të CEZ, iu dha Kastriot Ismailajt për arsyen se ai u ofrua si njeri i afërt i Metës. Prezantimin fillestar të tij tek pala çeke e ka bërë ish ambasadori ynë në Pragë, Qazim Tepshi, i cili pas diskutimeve me ish ministrin e Jashtëm Meta, rekomandoi Ismailajn si mbledhës të jashtëm të borxheve të CEZ-it. Ai e prezantoi Ismailajn si një aleat të ngushtë të Metës dhe Berishës. Kjo ndërhyrje dhe ky rekomandim në favor të Ismailajt, sipas pohimeve të Hejsekut ka ndodhur në vjeshtën e vitit 2009. Qazim Tepshi i ka thënë Hejsekut se Ismailaj kishte lidhje të mira me Metën dhe se gëzonte besimin e tij. Sipas Hejsekut, Ismailaj u trajtua nga CEZ-i si një kandidat i qeverisë shqiptare për të mbledhur 430 mln Euro borxhe.

Ndërkohë në SPAK ka bërë një padi juristi Romeo kara kundër Ilir Metës.  Në padinë e juristit Kara, theksohet se me bekimin Berisha-Meta, Hejseku me Ismailajn bënë përpara bordit të CEZ-it në Pragë prezantimin Passut&Partners, i cili është kryekëput një mashtrim tashmë i provuar nga gjykata. Hejseku dhe Ismailaj bënë një tjetër prezantim të dytë mashtrues në dhjetor 2010, i cili shërbeu për lidhjen e dytë të kontratës DIA-CEZ në 1 shkurt 2011. Në funksion të garancive për Ismailajn, Meta shkon së bashku me Ismailajn në Pragë në fund të Nëntorit 2010, ku në një takim me drejtuesit më të lartë të CEZ-it, Martin Roman dhe Tomas Pleskash deklaron se Ismailaj është vëllai i tij. Sipas juristit Kara, vetë Ismailaj ka deklaruar më shume se njëherë se ish ambasadori Tepshi u aksidentua qëllimisht me makinë, për të mos marrë pjesë në këtë takim.

Një dëshmi të fortë që fundos Metën ka dhënë dhe gruaja e Kastriot Ismailajt, e cila tregon lidhjet e presidentit, në atë kohë ministër, me aferën CEZ-DIA.”

Kastrioti e kishte mik Ilir Metën dhe deri në fund të vitit 2012 marrëdhëniet e tij me Ilir Metën kanë qenë tepër të ngushta. Qysh në kohën para se të bëhej Kryeministër apo dhe person i rëndësishëm në politikë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë. Kemi kaluar shumë dreka dhe darka së bashku: Ilir Meta i kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH-it. Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t’ju rikthyer historisë së CEZ-it, po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë, pra Ilirin, me pretendimin se ai i kishte bërë të fitonin miliona euro”, ka thënë Vojsava Ismailaj pak kohë pas arrestimit të burrit të saj.

Lirimi i Ismailajt vjen në një kohë kur SPAK po e heton sërish këtë doje. Meta është marrw në pyetje nga SPAK, ndërsa prokurorët kanë tentuar të bëjnë dëshmitar të penduar Ismilajn. Nuk dihet nëse ky i fundit ka pranuar, por lirimi i tij do bëjë që Meta të mos e bëjë gjumin e qetë. /Pamfleti

meta dia ismailaj