Politike 7 Shtator 2023, 18:37

Takimi i 43 deputetëve, Hasa: Të ndajnë mendjen, janë me PD apo Berishën?

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i 43 deputetëve, Hasa: Të ndajnë mendjen, janë me PD

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa u shpreh se 43 deputetët e opozitës që morën pjesë në mbledhjen e përbashkët të së martës duhet të vendosin se kë do të mbështesin, PD-në Zyrtare apo PD-në e Berishës.

I ftuar në një intervistë për Euronews Albania, Hasa tha se momenti që u vendos për realizimin e takimit ishte i papritur.

“Këta njerëz duhet ta ndajnë njëherë e përgjithmonë mendjen, për mendimin tim, që kujt i qëndrojnë? I qëndrojnë disa vlerave për të cilat kanë folur, ia kanë shprehur shqiptarëve, ia kanë shprehur institucioneve të partisë së demokratëve, apo kanë ndryshuar qëndrim, sepse të bësh takime dhe të vazhdosh të lësh në ambiguitet qëndrimet e tuja, duke thënë që unë i bëj dhe unë i qëndroj qëndrimeve që kam pasur kjo gjë duhet ndarë. Te foltorja është Flamur Noka sekretar i përgjithshëm apo është Gazment Bardhi?”, tha Hasa.

hasa 43 deputete pd berisha