
Deputeti i PD-së Gazment Bardhi duke folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ka rrëfyer edhe një bisedë që ka pasur e Lulzim Bashën para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Në një intervistë për emisionin ‘Kontrast’ në ‘Report Tv’, Bardhi zbuloi se Lulzim Basha i kishte mohuar më parë se do të bëhej kryetar i PD-së, apo se kishte ndonjë ambicie të tillë.
Gjithashtu ai tha se i qëndron fjalëve që ka thënë sa i takon Berishës, teksa shtoi se nuk e mbështet kandidaturën e Saliut si kryeministër.
“Nuk e dija se Basha kishte ambicie të rikthehet. E kam pyetur në mënyrë të drejtëpëdrejtë dhe ma ka mohuar. Para zgjedhjeve dhe e kam besuar si të vërtetë. E kam besuar si të vërtetë këtë pohim që më ka bërë. Kam thënë s’do jem më deputet i PD-së nëse kandidat për kryeministër do të jetë Berisha, i qëndroj kësaj deklarate’, tha Bardhi.