Politike 7 Shtator 2023, 19:43

Zgjedhjet në Kukës, Korreshi: Nëse Basha beson se është kryetar, pse nuk gjen një kandidat?

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kukës, Korreshi: Nëse Basha beson se është

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka komentuar edhe regjistrimin e Bashës për kandidat në zgjedhjet e Kukësit si parti.

I ftuar në Syri tv, Korreshi u shpreh se nëse Basha mendon se ka legjitimitet si kryetar, atëherë pse nuk del me një kandidat për zgjedhjet për kryebashkiak në Kukës?

"Nëse Basha mendon se është me legjitimitet si kryetar, atëherë duhet të gjejë kandidat. Për mua nuk është në këto moment është zero, për mua çdo veprim që ai ka bërë i ka bërë për një parti personale, po kurrsesi në Partinë Demokratike.

Ta shikojmë sepse duhet të përballemi me pjesën tjetër, ku ne kemi ankimuar në Gjykatë çdo gjë që ka ndodhur, kështu që të presim. Ai është një dokument tjetër me sa mendoj unë , kështu që nëse ka dhënë dorëheqje nga dorëheqja për të çuar këtë në KQZ dakort jam.

Po, ka legjitimitetin e dorëheqjes nga dorëheqja por ne jemi akoma në process gjyqësor dhe ai akoma nuk është regjistruar për çfarë ka bërë. Flasin për statut dhe Kuvend por harrojnë që statuti përcakton që kuvendi duhet të ketë kryetar grup seksionesh, anëtarë kryesie ,etj.

Ndaj më kupton ku jemi, nuk quhet dhe nuk ka më legjitimitet. Kështu që duhet ti kalojë njëherë lëto hallkat për tu bërë e reja. Gjithsesi KQZ e ka në dorë dhe mirë e ka që tallet. Unë mendoj që një lëvizje që duhet të bënte ky grup parlamentar është pse jo të propozonte nismën ligjore që përsa ju përket kodeve dhe procedurës civile se si duhet të shprehet, që Gjykata duhet të shprehet brenda 30 ditëve sepse po e mban shumë peng këtë situatë.", tha Korreshi.

kukes korreshi zgjedhje basha kryetar