TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2026, 17:04

LNG-ja e amerikanes së Athinës: dyshimet e një marrëveshjeje në errësirë

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
LNG-ja e amerikanes së Athinës: dyshimet e një marrëveshjeje
Pamje nga firmosja e marrëveshjes /

Marrëveshja e errët për LNG-në, e shtyrë nga ambasadorja amerikane në Athinë dhe e firmosur pa transparencë nga qeveria Rama, ngre dyshime të rënda mbi çmimin, përfituesit realë dhe përplasjen e mundshme me interesat energjetike europiane të Shqipërisë...

Është firmosur me bujë në Kryeministri një marrëveshje krejt e errët ndërmjet një konsorciumi privat dhe shtetit shqiptar për të sjellë në portin e Vlorës gazin e lëngshëm nga SHBA. Një marrëveshje me afat 20-vjeçar, e cila padyshim do të shkojë me shpejtësi në Parlament për ratifikim, në mënyrë që të marrë plotfuqinë.

Në një ceremoni totalisht të paqartë nga pikëpamja politike dhe institucionale, ambasadorja e SHBA-së në Greqi ka ardhur në zyrën e Edi Ramas për të shtyrë firmosjen. Të cilën kryeministri shqiptar e ka bërë, ndërsa si gjithmonë firmën duket sikur e hedhin të tjerët për të.

E gjithë afera e marrëveshjes, e shtyrë nga ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, një personazh i afërt me familjen Trump, ka shumë dilema, shumë hije dhe pak dritë.

Nga ana politike lind pyetja: përse ambasadorja amerikane në Athinë mund të negociojë një marrëveshje në Tiranë, kur në fjalimet e saj veneron Greqinë? Një pakt normal i qeverisë amerikane zakonisht shtyhet nga ambasada e SHBA-së në Shqipëri, pasi ajo e mbulon këtë territor dhe përballet drejtpërdrejt me reagimin e shoqërisë, politikës dhe opinionit publik në vendin tonë.

Ambasadorja në Athinë, sipas të gjitha gjasave, nuk do të kthehet më në Tiranë, përveç ndonjë çështjeje tjetër biznesi. Ajo mban përgjegjësi para Presidentit, Kongresit dhe Departamentit të Shtetit për punën e saj në Greqi.

Por kjo është vetëm njëra anë e problemit. Pjesa tjetër është leverdia ekonomike, për të cilën nuk thuhet asgjë. Sa është çmimi me të cilin shteti shqiptar do ta blejë gazin e lëngshëm nga kompania greko-amerikane për 20 vjet? A është ai më i lartë se çmimi i tregut? Dhe, së dyti, cila është diferenca me gazin e Trans Adriatic Pipeline që sjell kompania e përbashkët euro-azere SOCAR në Shqipëri, e cila ka hapur edhe një terminal për furnizimin e vendit?

A përplaset Shqipëria me vendet e BE-së me këtë magazinë të re energjetike jashtë sistemit europian, duke konkurruar hapur TAP-in, ku vendi ynë është pjesë dhe përfitues? Për këtë flet edhe fakti që, megjithëse në lojë është një kompani greke me precedentë problematikë në Shqipëri, si ajo që ndërtoi tunelin e Elbasanit, qeveria greke nuk ka dhënë garancinë e saj.

Një element tjetër i rëndësishëm është mungesa e plotë e diskutimit dhe transparencës për marrëveshjen, detajet dhe pasojat e sa, si përfitimet, ashtu edhe problemet.

Edi Rama e ka negociuar këtë marrëveshje sikur të ishte një çështje private, pa e diskutuar dhe pa e bërë publik draftin në qeveri, në Kuvend apo në opinionin publik.

Është e vërtetë që marrëveshja do të miratohet, përkatësisht ratifikohet në Kuvend, sepse përndryshe nuk do të organizohej kjo ceremoni. Por ratifikimi pritet të bëhet me shpejtësi, pas një fakti të kryer që tashmë ka ndodhur.

E vetmja betejë që mund të kishte vlerë politikisht është që opozita, media dhe shoqëria ta kthejnë në kauzë kundërshtimin e kësaj marrëveshjeje. Një marrëveshje që duket qartësisht se nuk është e favorshme. Por më e rëndësishmja është se Edi Rama e ka trajtuar Shqipërinë si pronë private dhe ka injoruar, madje edhe sfiduar, Bashkimin Europian.

Nëse kjo nuk ndodh dhe marrëveshja ratifikohet, për 20 vjet Shqipëria do të paguajë gazin LNG me një çmim të panjohur.

Por pyetja më e madhe mbetet: kush janë aksionerët realë të kësaj marrëveshjeje? Sepse përvoja me raste si Bankers apo skaneri i doganave ka treguar se paratë shpesh përfundojnë në xhepat e atyre që firmosin marrëveshjet.

Njësoj si me kompanitë celulare apo privatizimin e bankave…/Pamfleti

 

lng dyshimet e një marrëveshjeje në errësirë

9 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Gazi LNG nuk do vije ne portin e Vlores. Do shkoje ne Greqi, ku do rigazifikohet ne terminalin ne pronesi te AKTOR, dhe pastaj do dergohet per ne Shqiperi nepermjet TAP.

    1. A
      A

      Shuajnë shpìrtĺigun se shoj ßhqiperine.

      1. O
        Opionisti

        Amund te hetohete lgn

        1. S
          Shqiptar

          Perse negotiate behet ne sekret? Dmth eshte pislleku I rradhes I çirakut rame. Prandaj e o fort Padroni. Ne cilin shtet guxon KM ta beje vendin çiflik personal? Amerika po I ben me force shqiptaret anti -amerikane. Kujt I vyen kjo?

          1. A
            Andi

            Por lind pyetja çfare perfiton Shqiperia ? Apo Asgje si gjithmone . Sepse edhe TAP kaloj me shume buje ne shqiperi por ne fund perfituam shume pak sa per te mos thene Asgje Sot Gazi kalon shume prane ne 2 Qytete ne Korçe dhe Fier por prape gazin e bleme nga porti i Durresit monopol pasi kalon ne 5 duar qe sjell nje rritje te frikshme te çmimit dhe ne fund te konsumatori nese do kishim nje marrveshje qe ta merrnim direkt nga TAP gazi do ishte 50 % me lire se tani

            1. p
              pamfleti

              pyesni sherbetoret e shovinistve slla-grek te pamfletit

              1. T
                Tiku

                Epo ky “fylli” nuk kupton, tani qe erdhi dhe i trrokiti ne dere zonja per nje nder, ti thoshte qe ti zbllokonte greku lejet e qendrrimit (kartat) qe ka bllokuar veç per shqiptaret qe 3-4 vjet me pare, e te bente diçka simbolike per diasporen shqiptare ne greqi! Sikur ka keshilltare jevgjit ky re, qe mendojn veç per sot mer zot!

                1. n
                  një lexues i dëshpëruar

                  Ta gëzojmë gazësjellësin e ri greqi-bigbordelloalbanistan me kryeministër psikopatin hajvan!

                  1. F
                    Feti Dema

                    Guvernatorët shqiptar (i fundit Edi Rama) në shërbim të qarqeve antikombëtare shqiptare.

                    Lini një Përgjigje