Projekti parashikon një marrëveshje 20-vjeçare në sektorin e energjisë, me synim furnizimin e Europës Jugore me gaz të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ishte këtë të martë në Tiranë, ku mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje energjetike mes Shqipërisë, SHBA-ve dhe Greqisë, me vlerë rreth 6 miliardë dollarë.
Gjatë aktivitetit, ajo bëri të ditur se po firmosen dy marrëveshje të rëndësishme që synojnë forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe rritjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Projekti parashikon një marrëveshje 20-vjeçare në sektorin e energjisë, me synim furnizimin e Europës Jugore me gaz të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara.
“Çfarë nderi që jemi këtu në Shqipëri, një partnere e palëkundur e SHBA dhe vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Evropën, krah mikut tonë Edi Rama. Ka dy marrëveshje të rëndësishme që po nënshkruhen sot, marrëveshja 20 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror që tregon se Shqipëria po luan një rol në rritje si një ndërlidhës në BP. Ky ndërveprim forcon sigurinë energjetike dhe kombëtare. Memorandumi i mirëkuptimit për vënien në veprimtari të një qendre thelbësore energjetike, përfshirë një impiant gazi, dëshmon rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton energjisë së qëndrueshme në të mirë të qytetarëve. Në sektorin energjetik, siguria dhe ekonomia shkojnë krah për krah.
Presidenti Trump ka qenë kampion i zjarrtë i sigurisë energjetike. Administrata Trump e ka ngritur si një shtyllë në mbarë botën. Ndërsa flasim për fuqi rajonale, dua të pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri–Greqi. Janë më shumë se fqinjë të afërt dhe bashkëpunim ekonomik. Kur SHBA-të, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton”, tha ajo në konferencën për shtyp.
Sipas ambasadores, marrëveshjet pritet të rrisin rolin e Shqipërisë si një nyje kyçe në rrjetin energjetik rajonal, duke kontribuar në sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij partneriteti me SHBA-të dhe ndikimin që ai pritet të ketë në transformimin energjetik të vendit. Sipas tij, objektivi është që Shqipëria të shndërrohet në një qendër energjetike rajonale dhe, brenda këtij mandati, të arrijë statusin e eksportuesit neto të energjisë.
“Partneriteti ynë me SHBA-të që mbështetet në zotimin e përbashkët ndaj sigurisë energjetike dhe për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë. Sot ne vijmë nga Veriu ku jo shumë kohë më parë prezantuam një investim me SHBA-të për energji nga era. Janë pjesë e një transformimi që po e nisim nga Vlora. Ajo çka sot është ende një aset që s’kemi mundur ta përdorim, do të shndërrohet në një aset kaq të vlefshëm saqë do t’i japë Shqipërisë pozitën e një qendre energjetike, që përfshin prodhimin e energjisë, infrastrukturën dhe tregjet rajonale. Partneriteti me SHBA-të ka natyrë gjithëpërfshirëse, sepse ai kombinon sigurinë afatgjatë në furnizime, zhvillimin e infrastrukturës kritike, ekspertizë në sektorin privat dhe një angazhim të përbashkët gjeopolitik. Këtu vijmë te personi që i detyrohem një shprehje të thellë mirënjohje, ambasadores që ka meritën të mos të na bëjë të ndihemi jetimë, pasi prej kohësh s’kemi ambasador. Faleminderit ambasadore Kimberli Guil-foili për këtë përpjekje!”, tha Rama.
Nuk ka mbetur me gje pa shitur, u qame nga Zogu po ky qenka si gjyshi "vet"! Se thone qe gjyshja ishte kameriere, dhe e martoi Zogu me shoferin e vet kur ngeli shtatzane! Ta maskosh nje allishverish shitje te bakrit, kromit e mineraleve te cmuara si pakt energjitik vetem budallenjte mund ta hane! Ka ec para Shqiperia o Ed drogaxhiu, ti je ne univers paralel mesa duket!