TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 08:25

Luçiano Boçi: Në PD-në e Elbasanit nuk ka përçarje, demokratët janë të bashkuar

Shkruar nga Pamfleti
Luçiano Boçi: Në PD-në e Elbasanit nuk ka
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Elbasan, Luçiano Boçi deklaroi se në këtë qytet, nuk ka përçarje të Partisë Demokratike.

Boçi u shpreh se baza prej kohësh është e bashkuar.

Ai nënvizoi se Partia Demokratike nuk është e përçarë, por sipas tij, brenda kësaj force politike ka mendime të ndryshme.

“Elbasani në bazën e tij, prej kohësh e ka arritur atë bashkimin, fuzionin e mendimeve të ndryshme brenda Partisë Demokratike. Këtë gjë, unë e kam evidentuar dhe shprehur në shumë raste. Nivelet e debatit në pjesën e hierarkisë së Partisë Demokratike, ndoshta kanë ato pasojat e tyre në peceptim të përgjithshëm, por jo në Elbasan. Në Elbasan kemi një përbashkim, qoftë edhe të reklamuar, qoftë të heshtur, qoftë në takime me grupe të caktuara, qoftë edhe në takime individuale.

Ka qenë një lloj investimi politik i imi, pa e ditur dhe pa pasur në objektiv kandidimin tim për kryetar bashkie. Në perceptimin tim politik, dialogu brenda një force politike është krejt i nevojshëm, i domosdoshëm dhe natyrale. Sikurse është natyrale, edhe ekzistenca e mendimeve ndrushe në një parti, janë proces politike që ndodhin dhe e forcojnë një forcë politike. Nuk ka përçarje, ka mendime ndryshe”, tha Boçi në një intervistë për ABC News.

luçiano boçi elbasan

Lini një Përgjigje