TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2023, 13:03

Lufta në PD, Jozefina Topalli: Opozita s’bëhet me modelin e ish-kryetarit

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në PD, Jozefina Topalli: Opozita s’bëhet me modelin e
Jozefina Topalli

Ish-kryparlamentarja Jozefina Topalli është pyetur ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me situatën në PD.

Ajo tha se opozita nuk mund të bëhet me modelin e ish-kryetarit.

E pyetur nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, Topalli u shpreh se ai duhet të japë dorëheqjen në zgjedhjet parlamentare dhe jo lokale.

Pjesë nga biseda me gazetarët:

Jozefina Topalli: E para këto nuk ishin zgjedhje. E dyta pushteti nuk do të ndalet dhe e treta opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.

Gazetarja: A duhet të ketë dorëheqje?

Topalli: Në zgjedhjet politike po!

topalli berisha pd

Lini një Përgjigje