TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2023, 20:41

“Luftë” institucionesh në PD/ Bardhi ‘pezullon’ Kryesinë: Ka shkelur Statutin

Shkruar nga Pamfleti

“Luftë” institucionesh në PD/ Bardhi

Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi, përveç anulimit të zgjedhjeve, ka ‘ngrirë” dhe Kryesinë duke sjellë një luftë institucionesh. Argumenti i këtij vendimi ishte se Kryesia me veprimet e saj që nga 6 qershori po shkel Statutin.

"Këshilli Kombëtar vërejti se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë. Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor. Të gjitha këto vendime janë anuluar dhe Këshilli Kombëtar ka vendosur të pezullojë veprimtarinë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj", thuhet në vendimin e Kryesisë.

 

Lini një Përgjigje