
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se forca politike që ai drejton është gjithmonë e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhje, kurdoherë që të zhvillohen.
Në një intervistë për “ABC News”, i pyetur nëse do të bashkëpunonte me Berishën nëse do të mbaheshin zgjedhje të pakohshme në shtator, Meta deklaroi se do të mbështesë çdo aksion opozitar, por nuk e përmendin fare Berishën.
“Ne, në çdo kohë që do bëhen zgjedhjet, padyshim që do të jemi atje dhe do të bëjmë gjithçka, jo vetëm për të fuqizuar opozitarizmin, por mbi të gjitha, për të bërë të mundur një ndryshim, që kërkon një ndërgjegjësim të të gjitha forcave opozitare, por edhe të gjithë shoqërisë, përndryshe do të përjetojmë situata edhe më të rënda”, tha ai.
Lini një Përgjigje