
Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD të thirrur nga Gazment Bardhi. Ashtu siç ishte planifikuar, ajo po mbahet online dhe larg mediave. Sipas informacioneve, në këtë mbledhje pritet që të pranohet dorëheqja e Lulzim Bashës si dhe Enkelejd Alibeajt. Konstatimin se nuk ka patur një Këshill Kombëtar në datën 20 qershor.
Po ashtu do të kërkohet edhe shfuqizimi i kryesisë së PD-së më datë 6 qershor që hapi garën për kreun e PD-së, pezullimin e kryesisë dhe ngritjen e një grupi të përbërë nga deputetët për të përfaqësuar PD-më edhe më hallka hetimore.
Përmes një njoftimi nga zyra e shtypit e PD-së, bëhet e ditur se prezent në mbledhje janë 245 anëtarë.
Në mungesë të Kryetarit të Këshillit, ngrihet komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
Këshilli Kombëtar ka vendosur ndryshimin e rendit të ditës si më poshtë:
-Diskutime dhe vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD.
-Diskutime, qëndrime dhe vendimmarrje mbi situatën e krijuar në Partinë Demokratike, veçanërisht pas zgjedhjeve të 14 Maj 2023.
Përveç Bardhit, në Kryesinë e Kuvendit ndodhen dhe 3 deputetë të tjerë, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu dhe Dhurata Çupi. Anëtarët e tjerë të Këshillit Kombëtar do të komunikojnë përmes “Zoom-it” në këtë mbledhje.