Politike27 Korrik 2023, 18:41

“Gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, Bardhi i përgjigjet Kryesisë: E ardhmja e PD-së, mbi çdo hall e interes personal

Shkruar nga Pamfleti

“Gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, Bardhi i

‘Gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar’, kështu i është përgjigjur sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, thirrjes së Kryesisë për të anuluar mbledhjen.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Bardhi tha se Parti Demokratike është mbi gjithçka dhe nuk do të mbetet peng i halleve dhe interesave personale të disa individëve.

“Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. E ardhmja e PD dhe Shqipërisë mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal!”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se pak më parë, Kryesia e PD-së i bëri thirrje Bardhit që të tërhiqej nga ky vendim dhe të mos e mbante mbledhjen e Këshillit Kombëtarë, pasi sipas tyre ishte në Kundërshtim me statutin e partisë. Por Bardhi duket se është i vendosur në rrugën që ka nisur dhe ka injoruar thirrjet e Këshillit.

bardhi mbledhja e këshillit