Politike27 Korrik 2023, 21:19

Lulzim Basha në krye të PD? Bardhi: Vetëm Berishës i intereson rikthimi i tij

Shkruar nga Pamfleti

Lulzim Basha në krye të PD? Bardhi: Vetëm Berishës i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Sali Berishës i intereson që Lulzim Basha të kthehet aty ku ka qenë, si kryetar i PD.

Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se do të depozitojnë në Gjykatë listën e anëtarëve dhe vendimet e marra në mbledhjen e sotme.

“E gjitha lista e anëtareve dhe dokumentimi përkatës do depozitohet në gjykatën e Tiranës. Sa i përket anëtarëve të Këshillit pjesëmarrës unë kam njoftuar mbledhjen e Këshillit të PD, përjashtuar anëtarët që me vendim janë përjashtuar. Kam përshtypjen që Berisha do ishte i interesuar që Basha të rikthehej në pozicionin që kishte”, tha Bardhi.

berisha bardhi basha pd