TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2023, 22:19

Marrëdhënia Rama-Kurti, presidenti Begaj: Ka keqkuptime, por mund të tejkalohen

Shkruar nga Pamfleti

Marrëdhënia Rama-Kurti, presidenti Begaj: Ka keqkuptime, por mund

Presidenti Bajram Begaj ka folur për marrëdhëniet mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. I pyetur se si janë marrëdhëniet mes dy qeverive, Begaj është shprehur se dy qeveritë kanë komunikime.

Presidenti pranoi që ka keqkuptime mes dy vendeve, por që mund të zgjidhen.

-Ju e keni në një farë mënyyre edhe detyrim si kreu i shtetit në bazë të Kushtetutës së shqipërisë, atë që quhet angazhimi edhe për shqiptarët kudo që janë në botë. Padyshim që shqiptarët e Kosovës janë pjesa më tërësore e shqiptarëve jshtë kufijve të shqipërisë. A ka pasur ndonjë ofertë konkrete apo çdo gje ka qënë në kuadrin e komunikimit dhe shprehjes së gadishmërisë.

Ka qënë një ofertë e cila është bërë në mënyrë konkrete, e bazuar në detyrimet kushtetuese të Presidentit të Republikës, kështu që i kam ofruar mbështetjen e Shqipërisë, në çfarëdo rrethane Kosovës.

-Zoti President, duket se ka një ftohje në raportet midis Shqipërisë dhe Kosovës, në ditët e fundit, kjo ftohje rreflektohet në raportet personale të Kryeministrit Kurti me Kryeministrin Rama, për shumë gjëra të tjera, por një gjë është e sigurt, këtë mund ta themi, në ditët e fundit, kjo është situata më e keqe, flas ndoshta në 24 vitet e fundit së çlirimit të Kosovës, është situata më e keqe kur dy krerë të dy qeverive thuajse nuk kanë komunikim midis tyre. Nuk po them që kryeministri i Kosovës nuk priti kryeministrin e Shqipërisë gjatë, një vizite në një tur Balkanik në Prishtinë e të tjera, por në përgjithësi pët të mos u marrë me detajet ne e dimë shumë mirë që ka një ftohje. A e ndjeni edhe ju këtë ftohje?

Unë nuk mendoj që është rrealisht kështu, mendoj që komunikimi është, dhe komunikimi midis dy qeverive apo dy drejtuesve të qeverive është.

-Por praktikisht ëhtë komunikimi por duket që është një ngurtësi që sduhet të ishte në këto rrethana.

Ka keqkuptime që ne si shqiptar duhet të ulemi ti zgjidhim.

-Dhe shqiptarët pavarësisht keqkuptimeve nuk i zgjidhin asnjëherë duke u ulur.

Jo patjetër që ne kemi mësuar që do ti zgjidhim gjerat që kemi brenda shtëpisë.

Lini një Përgjigje