Politike 3 Tetor 2023, 17:59

Atentatet dhe aksidentet nuk u ndalën, Balla: Turistët gjetën siguri të lartë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Atentatet dhe aksidentet nuk u ndalën, Balla: Turistët gjetën

Qeveria është mburrur sot me turizmin e këtij vitit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e cilësoi sezonin të qetë dhe pa krime, ndonëse atentatet në vend kanë qenë të shpeshta. Po ashtu kemi disa turistë që humbën jetën në aksidente.

Mund ta themi me krenari se Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një kohë shumëvjeçare. Një pjesë e mirë e artikujve që u shfaqën në gazeta, revista për këtë sekret të zbuluar në mes të Evropës, nënvizoi edhe faktin se turistët e huaj gjetën në Shqipëri një siguri mbresëlënëse.

Shqipëria mban numrin më të ulët të vjedhjeve në raport me banorët. Policia në këto 9 muaj ka arrestuar qindra persona. Nuk është regjistruar asnjë ngjarje kriminale ndaj turistëve të huaj. Që nga dita e parë e marrjes së detyrës kam vizituar pikat kufitare tokësore. Siguria e turistëve është parësore. Policia e Shtetit e ka kryer më së miri këtë operacion të madh për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Po ashtu doja t’ju informoja se do vijmë me një masë të re për fishekzjarrët që hidhen në mesnatë në të gjithë vendin”, tha ministri Balla.