Politike 3 Tetor 2023, 18:34

Sezoni i ardhshëm turistik, Rama: Sfidat më të mëdha, siguria dhe pastërtia

Shkruar nga Pamfleti

Sezoni i ardhshëm turistik, Rama: Sfidat më të mëdha,

Gjatë një aktiviteti për bilancin e sezonit veror, kryeministri Edi Rama, u shpreh se ka ende sfida përpara, ku më e madhja mbetet sigurua, sidomos sa i takon mbajtjes nën kontroll të aksidenteve rrugore.

Sipas Ramës, sfidë është edhe papastërtia. Kreu i qeverisë shtoi se vitin e ardhshëm nuk duhet të ketë derdhje të ujërave në dete apo liqene.

Cilat janë arsyet se pse ne duhet të jemi të shqetësuar dhe cilat janë sfidat? Janë po te këto pika. Siguria, po filloj prapë nga para. Kemi nevojë, të jemi shumë më nën kontroll sa i përket aksidenteve rrugore. Janë në rënie, por nuk kanë të njëjtën rënie si krimet kundër personit, apo kundër pronës, sepse na duhet të investojmë më shumë, na duhet të fusim më shumë inteligjencën digjitale, monitorimin me kamera, edhe energji për të rritur vetëdijen dhe për të edukuar drejtuesit e automjeteve.

Ky është një front që duhet ta kemi shumë mirë parasysh. Pse, sepse këtë vit , duke pasur këtë numër shumë të madh, e kanë parasysh turistët, drejtuesit vendorë, dikasteret, edhe Policia e Shtetit se çfarë stresi ka menaxhimi i trafikut. Vijmë te pastërtia. Pse duhet të jemi të shqetësuar? Po e marr nga ujërat e zeza në raport me ujërat larës, që janë ujërat e detit, liqenit, lumit, që nuk mund të preken dot nga ujërat e zeza. Vitin e ardhshëm nuk mund të kemi derdhje të ujërave të zeza në det, as në liqenin e Pogradecit, asnjë liqen”, tha Rama.

rama sezoni turistik