Politike 3 Tetor 2023, 19:30

"Rama ka lejuar evazionin fiskal në biznesin e ndërtimit", Gazment Bardhi: SPAK të hetojë kryeministrin për shpërdorim detyre

Shkruar nga Pamfleti

"Rama ka lejuar evazionin fiskal në biznesin e ndërtimit",

Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili sot tha se biznesi i ndërtimit kryen evazion fiskal.

Me anë të një postimi në platformën X, Bardhi tha se deklaratat e Ramës janë të vlefshme për SPAK-un. Sipas Bardhit ka qenë vetëm Rama që ka lejuar ndërtuesit të kryejnë evazion fiskal.

Gazment Bardhi u shpreh se “është koha që SPAK ta marrë seriozisht hetimin e kryeministrit për shpërdorim detyre përmes lejimit me mosveprim të evazionit fiskal”.

“Edi Rama ka bërë sot një deklarim të vlefshëm për SPAK-un. Kryeministri e di që në biznesin e ndërtimit ka evazion fiskal dhe jo vetëm e ka lejuar të ndodhë, por ka bashkëpunuar për rritjen e evazionit duke u dhënë leje të reja ndërtuesve që fshehin të ardhurat.

Kush fsheh 5 mijë, 6 mijë, 7 mijë, 8 mijë euro m2 shitje? Nuk ka asnjë dyshim që ndërtuesit e tij të preferuar, të cilët, disa i ka shpallur investitorë strategjikë për resorte në bregdet, disa i pajis me leje për kulla. Në të gjitha rastet është firma e Edi Ramës. Është koha që SPAK ta marrë seriozisht hetimin e kryeministrit për shpërdorim detyre përmes lejimit me mosveprim të evazionit fiskal”, shkruan Bardhi.

spak gazment bardhi