TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 09:48

Marrëveshjet Shqipëri-Francë, Macron: Do ndërtojmë hekurudhën Durrës-Prishtinë

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshjet Shqipëri-Francë, Macron: Do ndërtojmë

Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Ka nisur konferenca e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Kryeministri Rama tha se është mirënjohës për faktin që Franca është mbështetëse e rrugëtimit evropian të Shqipërisë.

“Kemi folur me presidentin dhe për mundësin e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës Prishtinë dhe do të shikojmë më tutje në komunikimet e drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës”, njoftoi Rama.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Rama tha se kjo mbështetje është diçka sa e vogël në përmasë aq kuptimplotë në marrëdhënie.

"Sot do të jetë kënaqësi ta shoqëroj presidentin për ta parë tanimë në veprim këtë projekt dhe praktikisht kurba e transformimit nga një ngrehinë e degraduar e mbetur nga e shkuara në një ngrehinë që i jep energji të ardhmes, është simbol i marrëdhënies.

Sot e ndjejmë afër Francën edhe në procesin e integrimit, rajoni ka fituar një mbështetës besnik e të qëndrueshëm në të gjitha proceset transformuese”, tha Rama.

Macron vlerësoi se vendi i Shqipërisë në BE është i rëndësishëm, ndërsa theksoi se perspektiva e 2027 është një realitet. “Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer”, u shpreh Macron.

“Bashkëpunimi universitar po bëhet realitet. Në fushën ekonomike projekti prioritar menaxhimi i ujit, turizmi, bujqësia. Kjo për të thënë se deklaratat e mëparshme u bënë realitet. Kemi avancuar në temat e mbrojtjes do vijojmë në të gjitha fushat me kapacitet të mirë. Radarët e mbikëqyrjes, kemi vijuar bashkëpunim dhe për më shumë aktorë francezë, prania jonë është në të gjitha rajonin.

Franca do jetë krah jush për kapacitet financimi Më shumë se 300 milionë investime janë bërë tashmë, edhe për Korçën djepi historik i frankofonisë. Përtej kësaj marrëdhënie dy palëshe, duam të shkojmë më tej. Vendi i Shqipërisë në BE, është i rëndësishëm Shqipëria ka bërë avancime të mëdha, kam besim te ajo që do bëni, jam i lumtur për mandatin. Udha e Shqipërisë drejt BE është shumë e qartë.

Është një udhë shumë sensibël, Franca do jetë krah jush për t ju shoqëruar në këto reforma. Ju do mbani axhendën tuaj dhe ne tonën. Perspektiva e 2027 është një realitet. Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer”, u shpreh Macron.

Lini një Përgjigje