TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2023, 11:15

Mbështetësit e Bashës kërcënuan deputetët, reagon ashpër Bardhi: Ky akt hedh në erë bashkëjetesën në PD!

Shkruar nga Pamfleti
Mbështetësit e Bashës kërcënuan deputetët, reagon
Gazment Bardhi

Pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara dje gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Gazment Bardhi ka thyer heshtjen.

Ky i fundit teksa refuzoi që të votonte për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së, më 29 korrik, iku nga mbledhja. Ai dënoi me forcë dhunën dhe gjuhën kërcënuese ndaj deputetëve të PD nga mbështetës të Bashës.

Ai përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.

"Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD. Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë."-ka shkruar Bardhi.

gazment bardhi

Lini një Përgjigje