TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2025, 16:23

Mbledhja e Këshillit për shkarkimin e Veliajt, kush janë 3 këshilltarët që mungojnë

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Këshillit për shkarkimin e Veliajt, kush janë 3

Gazment Paja, Aldo Merkoçi, Joleza Koka janë 3 këshilltarët socialistë nuk janë të pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e Erion Veliajt.

Po ashtu në mbledhje mungon edhe kryetarja e Komanduar, Anuela Ristani.

Vetë Erion Veliaj nuk është i pranishëm në këtë mbledhje për të dhënë argumentet dhe për t’u dëgjuar nga këshilli, siç ai kërkoi.

Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimmarrja për shkarkimin e Erion Veliajt është i imponuar nga nevoja e situatës së krijuar pas arrestimit të kryebashkiakut.

 

Lini një Përgjigje