TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2023, 20:58

Mblidhet Kryesia e PD, zyrtarizon sot dy kandidatët për zgjedhjet e 29 korrikut

Shkruar nga Pamfleti

Mblidhet Kryesia e PD, zyrtarizon sot dy kandidatët për zgjedhjet e 29

Kryesia e Partisë Demokratike do të zyrtarizojë sot kandidatët për zgjedhjet e 29 korrikut.

Lulzim Basha dhe Gjergji Hani janë të vetmit që kanë shfaqur interes. Dje u mbyll gara dhe sot Kryesia do analizojë nëse ata i plotësojnë kushtet, duke vijuar më pas me hapjen e fushatës dhe në fund mbajtjen e zgjedhjeve.

Mësohet se mes të tjerëve, pjesë e mbledhjes janë ish-kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, Roland Bejko, Indrit Sefa, Fitim Zekthi, Arbi Agalliu, Kreshnik Çollaku dhe Flutura Açka.

Ajo që tashmë është konfirmuar është se Basha kërkon rikthimin në krye të partisë një vit më parë ai u dorëhoq, por tani duket se i gjithë procesi u bë që ai të rikthehet. Ndërkohë ka një grup deputetësh që dikur i kishte pas vetes, por tani i kanë dalë kundër.  

pd kryesia zgjedhje

Lini një Përgjigje