Politike18 Prill 2024, 08:15

Mblidhet sot Kuvendi, Nasip Naço interpelancë me ministrin Peleshi për riprodhimin e municioneve ushtarake

Shkruar nga Pamfleti

Mblidhet sot Kuvendi, Nasip Naço interpelancë me ministrin Peleshi

Naço ka ngritur një sërë pyetjesh, ku mes tyre nëse është menduar riprodhimi i municionit ushtarake, deri tek rijetëzimi i infrastrukturës së vjetër ushtarake...

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, ndërsa seanca plenare pritet që të nisë me një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Pelshi. Është deputeti socialist që ka kërkuar një interpelancë me Peleshin lidhur me rijetëzimin e industrisë ushtarake.

Naço ka ngritur një sërë pyetjesh, ku mes tyre nëse është menduar riprodhimi i municionit ushtarake, deri tek rijetëzimi i infrastrukturës së vjetër ushtarake, duke pyetur nëse ka pasur interes nga kompani të huaja.

Në fakt ka qenë vetë ministri Peleshi që një ditë më parë konfirmoi se kompani të huaja kanë kryer inspektime në infrastrukturë tonë ushtarake me qëllim kthimin e tyre në punë.

Ditën e sotme kanë kaluar për votim edhe disa pr.ligje të tjera si ai për "Për prefektin e qarkut"; projektligjin "Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”; projektligji “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, si dhe projektligji  “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

nasip naco kuvend ministri peleshi