Politike17 Prill 2024, 21:37

Kush është qeveria në hije e opozitës? Agron Duka nxjerr emrat: Të distancohemi nga "garda e vjetër"

Shkruar nga Pamfleti

Kush është qeveria në hije e opozitës? Agron Duka nxjerr

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin të “Pashoq” është kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Ai ka folur për mundësinë e bashkimit me Rithemelimin, si dhe për ndasitë me Sali Berishën. Po ashtu ka folur mbi kandidatin e opozitës për kryeministër. Sipas Dukës duhet të krijohet një qeveri në hije me emra që nuk kanë qenë më parë në qeveri. Po ashtu ai foli dhe me emra konkretë.

Intervista

-Duke njohur a është Berisha alternativa e duhur?

Berisha nuk ka mundësi objektive të drejtojë opozitën. Nëse nesër do jetë në kushte që të bëjë takime, etj. Po.

Nëse ne nuk dalim me tezën që qeveria e ardhmes të riciklojë figurat e ardhshme e kemi të vështirë të përballojmë mazhorancën.

-E keni fjalën që nga kandidati për kryeministër?

Kandidati duhet gatuar që tani. Ndërsa ajo që quhet qeveri në hijem, duhet ndërtuar nga njerëz të provuar në qeverisje. Kjo është mënyra për të krijuar një alternativë ndryshe. Pra alternativa e mazhorancës me kumbulla e dardha dhe e opozitës me njerëz që nuk ke ku i kap.

-Ka emra?

Ka si nuk ka. Një po te them një, Tabaku, Boçi, Cara. Në partinë time kam nja 10 unë. Problemi është në princip.

-Po për kryeministër?

Nuk mund të them.

-A thatë ka emra?

Kryeministri është gjë tjetër. 

-Kryeministri nuk është jashtëtokësor?

Do dalë pas zgjedhjeve. Varet sa vota merr secila palë. Sipas meje, nëse Rithemelimi merr vota më shumë, i takon atij. Në qeverinë në hije mund të jenë nga të gjitha forcat. Duhet alternativë se ne s’jemi njësoj, keq për keq mbajnë këta që është ata. Kush është më i mirë Agron Duka apo Anila Denaj? Emra ka plot.

-Më thuaj një kandidat për kryeministër...

Agron Duka, Gaz Bardhi, Boçi, Tabaku.