Politike17 Prill 2024, 21:27

“I ka dhënë firmës Fusha 58 tendera me 98% të fondit”, Berisha akuza Veliajt: Vjedhje galopante në bashki

Shkruar nga Pamfleti

“I ka dhënë firmës Fusha 58 tendera me 98% të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur skemën e abuzimeve financiare me tenderat e Bashkisë Tiranë.

Në fjalë e mbajtur gjatë tubimeve poshtë banesës së tij, Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se i ka dhënë firmës Fusha 58 tendera, që të gjitha me 98 përqind të fondit limit.

Ai solli shembullin e Kroacisë ku autostrada 27 metër e gjerë 15 m u ndërtua me 27 milionë euro, ndërsa në Shqipëri 1 kilometër tek Sheshi Shqiponja është ndërtuar me 30 milionë euro. Berisha tha se në këto vjedhje qëndron bllokimi i rritjes së pagave dhe i pensioneve.

Fjala e Berishës:

Sot, thashë, po kontrolloja tenderimet dhe çfarë mund t’u them? Erion Veliaj i ka dhënë firmës Fusha 58 tendera. 58 tendera! Që të gjitha me 98 përqind të fondit limit.

Miqtë e mi, një nga mënyrat më të pamëshirë të vjedhjes së tyre është kjo që vijon. Bëjnë pazarin paraprakisht. Kompania thotë se unë këtë objekt e ndërtoj, po marr shifër arbitrare, për 200 milionë lekë. Hajduti i bashkisë apo i qeverisë, i thotë jo, këtë do ta ndërtosh me 400 milionë, por 200 milionë do i ndajmë së bashku.

Ose i thotë, do e ndërtosh me 600 milionë dhe këto do i ndajmë së bashku. Çfarë ndodh këtu? Çfarë qëndron këtu? Këtu qëndron ai mekanizëm se pse çmimet në Shqipëri janë 5 herë më të mëdha në ndërtim se në Europë.

Janë 10 herë më të mëdha se në Europë. Por janë edhe 12, 14 herë.

Këtu para jush kam sjellë shembullin se në Kroaci, autostrada 27 metër e gjerë, 15 kilometra autostradë nga Osijeku në Bjelli Manastir, u ndërtua me 27 milionë euro. 1 kilometër të Shqiponja është ndërtuar me 30 milionë euro sepse këto i caktojnë përpara sa do vjedhin, sa do ndajnë së bashku.

E dyta, jo vetëm rrisin çmimet, por këta tenderojnë me çmimet më të larta. Pra, çmimet kufitare më të larta. Ju thashë për 58 tenderat e Fushës së Erion Veliajt. Të gjitha janë fituar në total me 97.8 përqind. Të dashur miq, në këto vjedhje qëndron edhe fatkeqësia e madhe, qëndron zbrazja e shqiptarëve, e Shqipërisë, qëndron bllokimi i rritjes së rrogave, qëndron bllokimi i rritjes së pensioneve.

sali berisha pd