TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 20:07

Mbyllet numërimi në Shijak, plas festa në radhët e socialistëve

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet numërimi në Shijak, plas festa në radhët e

Ka përfunduar procesi i numërimit në Shijak, një nga zonat më të ndjeshme në qarkun e Durrësit, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me një diferencë prej rreth 2 mijë votash ndaj Partisë Demokratike.

Sipas të dhënave zyrtare, PS ka marrë 7118 vota, ndërsa PD është ndalur në 5266, duke konfirmuar dominimin e mazhorancës edhe në këtë njësi zgjedhore.

Menjëherë pas përfundimit të numërimit të votës së fundit, përfaqësuesit dhe mbështetësit e PS-së kanë shpërthyer në festë, duke e konsideruar rezultatin si një konfirmim të mbështetjes popullore në terren, pavarësisht sfidave kombëtare.

Fitorja në Shijak përbën një tjetër pikë strategjike për Partinë Socialiste, që po forcon pozicionin e saj në qarkun e Durrësit. Opozita duket se ka humbur terren në këtë zonë, duke shtuar shqetësimet për strategjinë e saj në zgjedhjet e këtij viti.

Lini një Përgjigje