TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 19:36

Numërohen 50 për qind e votave në Tiranë, PS ‘blindon’ mandatin e 19, PD në ‘luftë’ me partinë e Shehajt

Shkruar nga Pamfleti

Numërohen 50 për qind e votave në Tiranë, PS

Në qarkun më të madh dhe më vendimtar të vendit, Tiranën, janë numëruar 650 qendra votimi nga 1282 gjithsej, ose rreth 50.7% e totalit, ndërsa nga 42384 zarfe të votave të diasporës, janë numëruar vetëm 2946 – një përqindje simbolike që lë ende shumë pasiguri.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste po dominon garën në këtë qark me 29 mijë vota më shumë se opozita, duke siguruar 19 mandate dhe duke e "blinduar" Tiranën përballë një opozite të përçarë dhe të paqartë në strategji.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë arritur të sigurojnë 14 mandate, me një total prej 75 mijë votash, por janë në rrezik të humbasin një prej tyre. Sipas KQZ-së, Partisë Mundësia i duhen vetëm 145 vota për të marrë mandatin e 15-të nga PD, çka do të ishte një goditje politike dhe simbolike për opozitën.

Në këtë garë të tensionuar dhe të fragmentuar, Lëvizja Bashkë, e drejtuar nga Arlind Qori, ka siguruar hyrjen në Parlament, një arritje e rëndësishme për një lëvizje që vjen nga aktivizmi qytetar dhe lëvizjet e majta. Po ashtu, Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit dhe koalicioni “Shqipëria Bëhet” i Adriatik Lapajt kanë marrë mandate në këtë qark, duke forcuar zërat e rinj në legjislaturën e ardhshme.

Lini një Përgjigje