TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 22:27

“Më 3 mars nuk do jeni këtu”, Balla i përgjigjet Berishës: Kujt t’i djegë le ta mbajë

Shkruar nga Pamfleti

“Më 3 mars nuk do jeni këtu”, Balla i përgjigjet

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka folur mbi deklaratën e bërë sot në Kuvend për gjyqin e se 3 marsit.

Në “Top Story”, Balla u shpreh se nuk ka asnjë interes në lidhje me problemet e brendshme të PD-së, dhe në lidhje me deklaratën e tij se më tre mars do të përfundojnë tensionet në Kuvend, nuk ka dhënë asnjë shpjegim por u shpreh duke ironizuar “Kujt i djeg miza le ta mbajë”.

Ai insistoi duke thënë se për mbylljen e seancave parlamentare nuk ka qenë ai që ka vendosur por drejtuesja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Balla: Kujt i djeg miza nën kësulë ta mbajë, përfaqësuesit e foltores që më 16 janar kanë thënë që nuk do të ketë zhvillime normale të punimeve të Kuvendit dhe kësaj i jam referuar edhe unë. Ajo situatë skandaloze që ndodh në Kuvend nuk ka për tu përsëritur, s’kam asnjë interes se kush e fiton gjyqin e çështjeve të brendshme të PD-së, ajo që ka rëndësi është që sot Kuvendi iu kthye normalitetit dhe gjithçka që ne bëmë duke zbatuar rregulloren e kuvendit, ku në çdo rast ku bllokohet foltorja pasi kryetari i kuvendit i tërheq vëmendje, sekretariati merr masa. Unë jam kryetar i grupit të shumicës dhe sipas rregullores më shumë se 7 deputetë kanë të drejtë ti drejtohen sekretariatit.

Grida Duma: Pasi propozoni ju kryetarja e mbyll menjëherë seancën, ju jeni kryetar i Kuvendit apo i grupit të Partisë Socialiste.

Balla: Gabove Grida ta kanë bërë gabim këtë, nuk je më deputetet e opozitës mos u komplekso. Kryetari i grupit parlamentar ka të drejtën ti propozojë drejtueses në aspekt procedural. Ajo ishte një seancë ceremoniale dhe i fundit që do të fliste isha unë de jam tërhequr nga fjala ime. Ju jeni e zonja e shtëpisë dhe mikun që keni ftuar nuk e respektoni. Unë kam propozuar që të tërhiqem nga fjala ime dhe pas fjalës time nuk kishte më rend dite. E vërteta është që Kuvendi I Shqipërisë drejtohet vetëm nga rregullorja dhe vendimmarrjet I merr kryetarja e seancës që bazohet në propozimet që vijnë. Në fund të fundit vlerësimin e bën vetëm Kryetarja.

 

balla berisha 3 marsi

Lini një Përgjigje