Politike23 Shkurt 2023, 22:21

Ahmetaj distancohet nga Alda Klosi: Kam pasur vetëm lidhje zyrtare, telefonata e fundit me të ishte në tetor

Shkruar nga Pamfleti

Ahmetaj distancohet nga Alda Klosi: Kam pasur vetëm lidhje zyrtare,

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-zyrtares Alda Klosi, pasi në banesën e saj u vodhën një shumë e konsiderueshme parash nga pastruesja.

Ahmetaj tha se me Klosin ka patur vetëm lidhje zyrtare dhe se ajo ka qenë për 9 muaj shefe kabineti.

Në “Opinion”, ai mohoi se Klosi e ka telefonuar atë për t’i kërkuar ndihmë  në momentin që i janë vjedhur paratë në banesë.

Blendi Fevziu: A ju ka telefonuar ju Alda Klosi për t’ju kërkuar ndihmë?

Arben Ahmetaj: Jo, s’është e vërtetë. Sa i përket personit në fjalë Alda Klosi, unë nuk jam te historia përgjegjësia është personale se ajo është fjali e fundit nuk është fjali e parë. Alda Klosi ka ardhur nga Ujësjellësi i Tiranës tek Ministria e Ekonomisë. Ka ikur nga Ministria e Ekonomisë, e kam gjetur në Ministri të Financave, e kam lënë në Ministri të Financave dhe ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Në sytë e mi, ka qenë punonjës korrekt. Lidhja ime ka qenë vetëm zyrtare.

Blendi Fevziu: S’keni pasur asnjë kontakt tjetër fare me të? Mbrapa jo kohën që keni qenë?

Arben Ahmetaj: Unë kam folur vetëm një herë në telefon diku nga fillimi i Tetorit për të ditur çfarë bëni, se i merrja të gjithë si jeni, ku keni filluar punë etj. Dhe sugjerimi im për të ka qenë ndiq procedurën ligjore, denonco.

ahmetaj alda klosi