TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Gusht 2023, 09:59

Me diploma false dhe nën hetim për pasuri të fshehura: Ju prezantojmë Belinda Ballukun e vërtetë

Shkruar nga Pamfleti
Me diploma false dhe nën hetim për pasuri të fshehura: Ju
Belinda Balluku dhe Edi Rama

Nuk mban më ujë pilafi: Shqipëria drejtohet nga një njeri pa shkollë, me fillime të errëta karriere dhe lidhje gjithashtu të errëta në të shkuarën dhe të tashmen...

Nuk është një lajm që nuk dihet apo që nuk është shkruar. "Pamfleti" ka ngritur shumë herë shqetësimin për të dhe aferat që ajo drejton. Por tani është zyrtare dhe e provuar: Zv/Kryeministrja e Shqipërisë, Ministrja e Industrisë dhe Energjetikës, një prej emrave më të fortë në qeveri, e vetmja që i ulet përballë Edi Ramës, Belinda Balluku është vetëm me shkollë fillore. Të sigurta ka vetëm 8 klasë shkollë dhe kjo tanimë është vërtetuar. Gjimnazin e ka lënë në vitin e katërt dhe është larguar për në Greqi.

E vënë nën hetim për fshehje të pasurisë, agjentë shqiptarë të SHISH kanë hetuar deri në Greqi për të plotësuar dhe faktuar dosjen e një prej emrave të qeverisë që në Shqipëri bën ligjin.

Për ata që e njohin, faktet nuk janë për t’u çuditur, por për opinionin e gjerë publik po!

Belinda Balluku gënjen kur thotë se është diplomuar në Institutin Teknologjik të Athinës, në degën Administrim Biznesi dhe se mban titullin juriste. Ku e mori këtë titull? Kush ia dha? Hetimet kanë zbuluar se diplomat që pretendon ministrja famëkeqe janë të gjitha false.

Belinda Balluku ka ardhur në Shqipëri, si Asistente e drejtorit grek të një kompanie në fund të viteve '90-të. Bijë e një e emigranteje, Belinda nuk ka pasur mundësi financiare të vazhdonte shkollën prandaj kur ajo arriti një farë moshe, ndihmonte të ëmën në punë si sanitare vilash të njerëzve të pasur. Aty u njoh me atë që e solli në Shqipëri si asistenten e vet, plaku i famshëm grek, duke i mësuar sekretet e zanatit e duke i ushqyer ambicien. Prej asaj jete të vështirë prej nga vinte, Belinda Balluku u shndërrua në një përbindësh që përpinte këdo që i dilte përpara në rrugën e karrierës.

E vuajtur, por me intuitë të saktë, në kohën e duhur ajo ‘gjuajti’ Edi Ramën dhe prej asaj kohe nuk iu nda më. Bëri para, karrierë dhe arriti aty ku është sot, e dashura e një eksponenti të botës së krimit, por edhe një nga njerëzit më me pushtet dhe të fuqishëm të Edi Ramës.

Gjë që nuk e ndryshon të vërtetën se zv/kryeministrja jonë është pa shkollë. Diplomat që ka, i ka falsifikuar kur filloi punë në shtet dhe iu desh të vërtetonte se kishte studiuar diku. Për këtë SPAK ka pyetur për 4 orë edhe autoritetet e fakultetit juridik të Shkodrës ku Belinda thotë se ka studiuar vitet e fundit, gjatë kohës kur ishte ministre.

Belinda bëri sikur kishte përfunduar Institutin Teknologjik të Athinës dhe e quajti të kryer punën e dokumentacionit që i duhej të depozitonte tek burimet njerëzore.

Me kohë, gjatë punës si drejtoreshë e madhe e ALBCONTROL ajo pati mundësi të merrte kollaj dy diploma nga IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror), për të cilat, për fatin e mirë të saj, nuk i duhej të hapte kapakët e ndonjë libri.

Me diploma false dhe nën hetim për pasuri të fshehura: Ju
Belinda Balluku

Me këto Belinda mundohet të mbulojë diellin me shoshë.

Por 7 pash nën dhe, 70 mbi dhe, thotë një fjalë e vjetër.

E vënë nën hetim për fshehje pasurie, si pronare e një vile në Dhërmi, ndërtuar nga një partner i vjetër në vjedhje, Pandeli Carapuli, Belinda Ballukut i janë hapur dosjet.

Konkubina e preferuar e Bablokut ka dalë me dosje të zezë qysh në fillim të hetimit. Pas vilës së Dhërmiut, të fshehur nën emrin e një të afërmi të saj, agjentët e SHISH kanë zgjeruar hetimet në Londër, ku gjithashtu Shtriga e qeverisë ka prona që kushtojnë miliona paund, por edhe në Vjenë ku ka çuar të birin për shkollim. Pa u munduar shumë, agjentët kanë mbledhur prova të mjaftueshme dhe për ta çuar punën deri në fund ata i janë kthyer edhe jetës së zv/Kryeministres në Greqi. Këtu nuk mban më ujë pilafi: Shqipëria drejtohet nga një njeri pa shkollë, me fillime të errëta karriere dhe lidhje gjithashtu të errëta në të shkuarën dhe të tashmen.

Fytyra e vërtetë e Belindës po shfaqet pak nga pak dhe tani ka mbetur vetëm qe dosja e saj të merret nga prokurorët dhe çështja të hetohet haptazi.

Çfarë ka bërë Belinda ndërkohë që ndodhnin këto? Ka sulur ushtrinë e piranjave dhe është gati të paguajë çdo lloj çmimi që çështja të mbyllet.

A do ia dalë dot?/Pamfleti

belinda balluku shkollat pasuri të fshehura hetime

Lini një Përgjigje