TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2025, 20:39

Me kë ishte acaruar në telefon? Rama flet për herë të parë për videon virale në rrugët e Romës

Shkruar nga Pamfleti

Me kë ishte acaruar në telefon? Rama flet për herë të

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi videon që u bë virale paraditen e sotme, ku u filmua duke folur në telefon me dikë.

Në kuadër të takimit mes dy qeverive, Rama kishte dalë shëtitje në Romë dhe dikush e filmoi për shkak e dukej i acaruar në telefon duke ju drejtuar bashkëbiseduesit: “Mbledhje grupi… Ti, ti po flas me ty. A je ti bashkëkryetar? Apo çfarë je? Atëherë çfarë bën ti? Për çfarë je bashkëkryetar? Të krijojnë pengesa. Na keni kthyer një vit pas… Çfarë po bëni..

Sot në mbrëmje Rama ka folur mbi këtë video. Ai ishte i futur në “Real Story”, ku refuzoi të tregojë se më ke foli, por tha se ai flet dhe bashkëkryetarë organizatash.

Unë flas në telefon gjatë gjithë kohës me shumë njerëz. I kapërcej edhe këto shkallët dhe ka bashkëkryetarë organizatash për arsye të caktuara. E di që kam folur por nuk e di çfarë kanë nxjerrë e çfarë kanë parë”, tha ai.

 

 

Lini një Përgjigje