
Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme me ceremoni zyrtare nga homologia italiane Giorgia Meloni në 'Palazzo Chigi' Romë. Vizita e Ramës vjen në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.
Pas takimit me Melonin, Rama do të zhvillojë edhe një takim me Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto.
Por ajo që ra në sy gjatë takimit të Ramës me Melonit, ishte gjesti i Kryeministrit i cili para se t’i jepte dorën iu ul në gjunjë homologes italiane. Një veprim të cilin edhe përse është kritikuar disa herë, Rama vijon ta përsërisë.
Rama njihet për raportin e veçantë me homologen e tij italiane Georgia Meloni. Në nëntor të vitit të kaluar u mbajt një takim mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë ku u nënshkruan plot 16 marrëveshje të përbashkëta bashkëpunimi në disa fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria e infrastruktura.
Pas Italisë, Rama do të udhëtojë drejt Spanjës, ku me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, do të marrë pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë.
Lini një Përgjigje