TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2026, 13:57

Përplasje në Kuvend, Muzhaqi-Berishës: Ke këtu qëkur kam lindur unë

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje në Kuvend, Muzhaqi-Berishës: Ke këtu qëkur
Bora Muzhaqi dhe Sali Berisha

Teksa 3 interpelancat me ministrat e qeverisë u shtynë dhe kryeministri Edi Rama i ka harruar derën Kuvendit, deputetët e PS kanë kreun e PD, Sali Berisha si tabelë qitje.

Deputetja socialiste Bora Muzhaqi i është ankuar kryetarit të PD, Sali Berishës se ai është në Kuvend, që kur ajo ka lindur.

“I nderuar, ke këtu qëkur kam lindur unë. Të lutem, më dëgjo se kushedi kam diçka interesante për të thënë, me siguri kam diçka interesante për të thënë, më dëgjo me qetësi”, tha Muzhaqi.

Në rendin e ditës parashikohen katër interpelanca, ku më kryesorja është ajo e kërkuar nga Partia Demokratike me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, lidhur me krijimin, funksionimin dhe marrëdhëniet kontraktuale të shoqërisë ‘KAYO’.

Opozita ka ngritur gjithsej 22 pyetje që lidhen me rolin e ministrit, procedurat kontraktuale, kontrollin parlamentar dhe çështje të sigurisë kombëtare.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se interpelanca e kërkuar nga deputetët Shehaj e Kapri me zv/kryeministren Albana Koçiu, do të zhvillohet në një moment të dytë.

“Me mirëkuptimin e dy palëve, kjo interpelancë do të zhvillohet në një seancë të mëvonshme”, tha Peleshi.

Ndërkohë për ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, shkak është bërë ndryshimi i orarit të fluturimit në Kroaci që të mos e arrij interpelancën urgjente të kërkuar nga PD lidhur me shoqërinë KAYO.

Gjithashtu, nuk është e pranishme as ministrja Mirela Kumbaro, së cilës i është kërkuar interpelancë sërish nga opozita.

“Është finalja e konkursit për gjuhën shqipe, është atje si organizatore”, sqaroi ministrja Ismaili.

përplasje në kuvend

Lini një Përgjigje