Taulant Balla ka paditur për shpifje dhe fyerje ish-kryeministrin Sali Berisha, pas një deklarate publike ku ky i fundit pretendon se Balla ka ndërhyrë për lirimin nga qelia të Mario Çelës.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka depozituar padi për shpifje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave publike të këtij të fundit lidhur me një çështje penale.
Sipas informacionit të bërë publik, Balla e akuzon Berishën për veprat penale “Shpifje e kryer botërisht” dhe “Fyerje”.
Padia është regjistruar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet që në vijim të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë çështjen.
Padia lidhet me një postim të bërë nga Sali Berisha, në të cilin ai pretendon se Taulant Balla ka ndikuar në lirimin nga qelia të Mario Çelës, i cili përmendet si vëllai i Suel Çelës.
Postimi i Berishës:

Përplasjet mes Berishs dhe Ballës nuk janë të reja dhe shpesh kanë qenë të shoqëruara me akuza të ndërsjella në publik dhe në rrjetet sociale.
O Zot, kur do vijë ajo ditë që t'i mbyllet halja këtij pis burri, që me të drejtë e kanë cilësëar: nëna e gënjeshtrës, babai i mashtrimit dhe fatkeqësi kombëtare.