TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2026, 14:44

Rama nga Roma: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal në takime

Shkruar nga Pamfleti
Rama nga Roma: Duke përsëritur mësimet, motra italiane
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në prag të takimit të tij me homologen italiane, ka shpërndarë një fotografi nga Roma, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Kreu i qeverisë shihet duke shqyrtuar disa dokumente, ndërsa shkruan se “po përsërit mësimet” përpara takimit me homologen italiane, Giorgia Meloni.

“Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt”, ka shkruar Rama krahas fotos.

Rama nga Roma: Duke përsëritur mësimet, motra italiane

Takimi do të nisë sot në orën 15:00 në Palazzo Chigi.

“Ditën e enjte, më datë 16 prill, kryeministrja Meloni do të zhvillopjë një takim me kreun e qeverisë së Shqipërisë Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Romës.

Kryeministri shqiptar Rama njihet për raportin e veçantë me homologen e tij italiane Georgia Meloni si dhe për uljet në gjunjë para saj.

 

 

kryeministri edi rama romë takim me melonin

Lini një Përgjigje