TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2023, 17:05

“Meta, Berisha e Rama janë bashkë”, Spahiu: SPAK-u i pafuqishëm përballë tyre, nuk guxon t’i arrestojë!

Shkruar nga Pamfleti
“Meta, Berisha e Rama janë bashkë”, Spahiu: SPAK-u i
Treshja që po mban peng vendin

Juristi Kreshnik Spahiu vijon të këmbëngulë se treshja në krye të politikës është bashkë. Sipas tij, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë duke mbrojtur njëri-tjetrin nga SPAK.

Sipas Spahiut, Prokuroria e Posaçme mund të prekë këdo përveç tre liderëve politikë.

Në një intervistë ai tha se SPAK po tregohet e pafuqishme përballë tyre, duke shtuar se ata janë duke mbrojtur njëri-tjetrin.

SPAK-u sot ka kapacitetin dhe kurajën për të proceduar 3 milionë shqiptarë, kush ka kryer vepër penale, në politikë apo jashtë politikës. 3 milionë shqiptarë e ka kurajën për t’i proceduar, vetëm 3 janë të paprekshëm. SPAK-u nuk do procedojë 3 njerëz, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta. Të gjithë të tjerët pastaj, përjashto familjet e këtyre, gratë dhe kalamajtë, gjithë të tjerët mund t’i procedojë. Unë mbetem i mendimit që ata janë të paprekshëm prej një marrëveshje që kanë me njëri-tjetrin. Rama, Berisha dhe Meta janë tre personazhe që mbajnë peng politikën dhe ruajnë njëri-tjetrin në raport me ndërkombëtarët dhe në raport me drejtësinë shqiptare”, u shpreh Spahiu.

Në një studio televizive, ai komentoi edhe zhvillimet brenda PD. Spahiu tha se Sali Berisha ka si strategji shkrirjen e logos së Partisë Demokratike. Sipas tij, Gazment Bardhi është duke bërë lojën e Sali Berishës.

Dihet qartë tashmë që mbështetësi kryesor i Gazment Bardhit është Sali Berisha dhe ai i ashtuquajturi Këshill Kombëtar është me njerëzit e Sali Berishës. Unë mendoj që problemi më shumë se politik, tashmë është ligjor. Unë mendoj që gjykata duhet të shprehet qartazi dhe të mos vonojë procesin, por ndarjen në dy pjesë të Partisë Demokratike dhe kujt i përket vula, patjetër i takon gjykatës që të shprehet”, tha ai.

Sipas Spahiut, Foltorja ka një mision, shkrirjen e Partisë Demokratike sepse ka humbur shpresat që të marrë vulën e PD-së. Ai shtoi se Berisha e kanë humbur Partinë Demokratike dhe në luftën politike drejt suksesit duhet që të mbajnë monopolin e opozitës.

 

Lini një Përgjigje